×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura godet motoçikletën, lëndohen dy persona

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 19:36

    Dy persona kanë marrë lëndime pas një aksidenti ndërmjet një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë.


    Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Rreth orës 17:10 në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha ai për Reporteri.net.

    Borovci tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!