×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin nga Policia

    Vetura godet motoçiklistin në Prishtinë, dërgohet në spital për trajtim

    Reporteri
    17 Tetor 2024 | 11:40

    Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një motociklete dhe një veture në Prishtinë, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Kështu ka bërë të ditur për Reporteri.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

    “Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në lagjen Lakrishtë në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një motoçikletë dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person (ngasësi i motoçikletës). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit për gazetën online Reporteri.net.

    Po ashtu, Policia bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!