×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura godet një 9 vjeçare në Skenderaj, dërgohet në spital

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 20:03

    Një e mitur është goditur nga vetura pasditen e sotme në fshatin Klinë të Skenderajt.

    Zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se 9 vjeçarja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

    “Sonte rreth orës 17:20, në fshatin Klinë të Skenderajt, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësorja (fëmijë) i moshës 9 vjeçare ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

    Zahiti ka theksuar se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!