×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Vetura godet për vdekje një grua në rrugën Prishtinë – Ferizaj

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 19:54

    Një grua 46-vjeçare ka vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë pasi u goditën nga vetura në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti.

    Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00, ndërsa në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura dhe dy këmbësorë.

    Po ashtu, lidhur me këtë rast është arrestuar një person.

    “Si pasojë e aksidentit këmbësoret,kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të njëjtat janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, në QKUK, nga ku rreth orës 12:00, jemi njoftuar se njëra nga të lënduarat F.C femër 1975, ka ndërruar jetë. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Ahmeti.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!