Një veturë ka goditur shtyllën elektrike në Prizren, me ç’rast një pasagjere femër ka pësuar lëndime trupore.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur për shkak pakujdesisë së shoferit.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë me targa vendore. I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur një shtyllë elektrike”, njofton PK.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda ka pësuar viktima femër K/Shqiptare pasagjere në veturë, e cila është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.