Policia e Kosovës ka dhënë disa detaj lidhur me atë se çfarë ka konfiskuar në aksionin e zhvilluar të enjten, në kuadër të rastit “Brezovica”, ku janë arrestuar 15 persona.
Ata janë arrestuar gjatë ditës së enjte, ku policia në bashkëpunim me Administratën Tatimore dhe Doganën kanë zhvilluar aksion në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri, Lipjan dhe Viti.
Gjatë bastisjeve fillimisht janë arrestuar 14 të dyshuar kosovarë dhe më pas është arrestuar edhe 1 i dyshuar tjetër.
Në këtë aksion Policia bën të ditur se janë konfiskuar gati 84 mijë euro, vetura e armë.
“Si dëshmi janë sekuestruar: 8 (tetë) armë të ndryshme me 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) fishekë kalibër i ndryshëm, 2 (dy) shufra metalike, DVR, 22 (njëzet e dy) vetura, 2 (dy) motoçikleta, 83,995 (tetëdhjetë e tre mi e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë) €, 16 (gjashtëmbëdhjetë) USB dhe dokumente të ndryshme. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.