Mbrëmë ka ndodhur një aksident me fatalitet me ç’rastë ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë kanë marr lëndime të rënda trupore.
Në raportin e policisë së Prizrenit thuhet se aksidenti ka ndodhur në rrugën Tupec-Landovicë, ku aksidenti ka ndodhur si pasojë e vozitjes së pakujdesshme dhe mospërshtatjes së shpejtësisë, shkruan Reporteri.net
“Me datën 5 janar në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet si pasojë e vozitjes së pakujdesshme dhe mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes në bazë të kushteve të rrugës. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Tupec-Landovicë, rrugë lokale e cila lidhet me rrugën Landovicë-Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa Reporteri.net mëson se automjeti i aksidentuar ishte përplasur në murin e varrezave të dëshmorëve në Landovice, dhe emri i 20 vjecarit te vdekur është Leotrim Çoqaj.
“Për pasojë të këtij aksidenti lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri. Njësitë e emergjencës pas daljes në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e pasagjerit në vendngjarje. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e specializuara të hetimeve rajonale të trafikut, dhe me njoftimin dhe autorizimin e prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion” njofton stacioni policor i Prizrenit.
Reporteri.net