×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura rrokulliset në mes të rrugës në Klinë, tre të lënduar nga aksidenti

    Reporteri
    17 Prill 2023 | 18:22
    Pamje nga aksidenti në fshatin Volljakë

    Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën Klinë-Gjakovë.

    Si pasojë e një përplasjeje, njëra prej veturave është rrokullisur, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

    “Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakë-Klinë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!