×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Vetura të dëmtuara e forca të shtuara të policisë, publikohen pamjet nga të shtënat me armë zjarri gjatë natës te rruga B në Prishtinë

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 7:36

    Të shtëna me armë zjarri raportohet se ka pasur mbrëmë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

    Sipas raportimeve disa xhama të veturave janë thyer si pasojë e të shtënave dhe në vendngjarje janë parë një numër i madh i policëve.

    Në pamjet e publikuara dëgjohen të shtënat, si dhe shihen veturat e dëmtuara.

    Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar. Policia ende nuk ka dalë me detaje të hollësishme për ngjarjen. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!