Kadri Veseli, që po mbahet në Qendër të Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka ardhur në Kosovë për të pamen e babait të tij.
Klan Kosova raporton se afër shtëpisë së familjes së Kadri Veselit janë shumë vetura të EULEX-it.
Dhomat e Specializuara, ende nuk kanë dhënë përgjigje nëse Veseli po qëndron në Kosovë.
Disa ditë më parë në një përgjigje për Reporteri.net, nga Dhomat e Specializuara kanë thënë se korniza ligjore u lejon të paraburgosurëve të kërkojnë lirimin e përkohshëm me kusht që kërkesa e tyre të ketë bazë humanitare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.