Një veturë zyrtare e Kosovës është parë në bregdetin shqiptar gjatë ditës së sotme.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar fotografi të veturës me targa 06Z të parkuar në Shëngjin, që është një nga vendet më të frekuentuara nga turistët.
Kjo veturë është veturë zyrtare komunale nga Rajoni i Gjilanit.
Deri më tani nuk dihet arsyeja e udhëtimit, ndërsa vizitë zyrtare nuk është paralajmëruar për këtë vend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.