×
  • Lajme
  • Lajme

    Veturat e Rugovës të harruara nga shteti, po vazhdojnë të kalben

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 22:46

    Veturat e tipit “Chevrolet” që dikur bartnin presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, i ka mbuluar pluhuri.


    Që prej vitesh pesë veturat e blinduara janë jashtë përdorimit, ato ndodhen të parkuara në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

    Nga Kuvendi i Kosovës kanë thënë për Reporteri.net se nuk kanë përgjegjësi për veturat e Presidencës.

    “Veturat qëndrojnë në hapësirat e parkingut, të paraparë për veturat e zyrtare te Presidencës”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit për Reporteri.net.

    Ndërkaq të pyetur se a ka ndonjë plan Kuvendi së bashku me Presidencën për t’i sistemuar ato në ndonjë vend ku do të ruheshin, nga institucioni ligjvënës na ka sugjeruar t’i pyesim Presidencën.

    Por kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e dërguara nga Reporteri.net.

    Presidenca e Kosovës nuk ka dhënë asnjë përgjigje se çfarë do të ndodhë me këto vetura, edhe pse janë në përgjegjësi të saj.

    Kujtojmë se sot LDK festoi 30 vjetorin e themelimit, parti të cilën e krijoi Ibrahim Rugova. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!