×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Veturë 19 mijë euro, kjo është pasuria e e Besnik Tahirit i propozuar i AAK-së për zëvendëskryeministër

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 18:02

    Lidhja Denmokratike e Kosovës ka  nënshkruar sot marrëveshje për bashkëqeverisje me AAK-në.


    Gjatë ditës janë bërë të ditur edhe emrat e 4 ministrave dhe zëvendëskryeministrit që do të jenë nga radhët e AAK-së.

    Zëvendëskryeministër  i parë pritet të jetë do të jetë Besnik Tahiri, emër i njohur për publikun i cili ka vite që është i angazhuar në AAK, shkruan Reporteri.

    Por sa peshon pasuria e Besnik Tahirit, e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit?

    Pasuri të paluajtshme Besnik Tahiri ka deklaruar një shtëpi në vlerë prej 195 mijë eurosh, dhe një banesë në vlerë prej 70 mijë eurosh. Të dy këto prona i ka në pronësi të veten.

    Pasuri të luajtshme Tahiri ka deklaruar  një veturë të tipit Audi Q7, në vlerë prej 19 mijë eurosh.

    Para në bankë Tahiri ka deklaruar mbi  19 mijë euro,  prej tyre 1 mijë e 665  euro në llogari të bashkëshortes. Borxhe Tahiri ka deklaruar 100 mijë euro kredi për blerjen e shtëpisë.

    Ai po ashtu ka deklaruar se është aksionar në Kompaninë IGCG.

    Kujtojmë se Tahiri kishte qenë dy herë kandidat i AAK-së për kryetar të komunës së Prishtinës.

    Në qeverinë Haradinaj, ai  ishte emëruar Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!