Bekim Berisha i njohur ndryshe me nofkën e luftës Abeja ishte njëri prej komandantëve më aktivë të UÇK’së. Lindi më 15 qershor 1966 në fshatin Graboc të Komunës së Pejës dhe ra dëshmorë më 10 gusht 1998 në Betejën e Junikut.
Ishte njëri ndër luftëtarët më të dashur jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit. Mori pjesë në Luftërat e Kroacisë, Bosnjës dhe Somalisë, dhe më vonë në Luftën e Kosovës.
Për meritat dhe heroizmin e Bekim Berishës në luftë kundër regjimit të egër serb që sundoi gati një shekull në Kosovë, Shtabi i Përgjithshëm i TMK’së, pas përfundimit të luftës, e gradoi me gradën Gjeneralmajor.
Në një intervistë për mediat ndërkombëtare në vitin 1998, “Abeja” kishte thënë se atdheu i tij është Kosova dhe se nuk dëshiron të shkojë azil në Perëndim.
“Atdheu im është ky. Këtu kam lindur, këtu edhe do të vdes. S’du me shku azil në perëndim, të bëhem problem social”, shprehet ai në intervistë.
Më poshtë keni këtë pjesë të shkëputur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.