×
  • Lajme
  • Lajme / Pamjet

    Video historike kur komandati gjerman i jep kohë 30 minuta trupave serbe për t’u larguar nga Kosova

    Reporteri
    12 Qershor 2024 | 8:55

    Jakub Bielamowicz, një ndër analistët e njohur të gjeopolitikës dhe studiues i Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Qendrore ka rikujtuar një video historike të ditës së çlirimit të Kosovës.

    Ai ka sjell pamje nga momenti kur një komandant gjerman i largon trupat serbe nga Prizreni për vetëm 20 minuta.

    Analisti thotë se kjo video të cilën e ka shpërndarë në platformën “X”, nuk do të ‘plaket’ kurrë.

    “Një çerek shekulli më parë, komandanti gjerman Helmut Harff u thotë trupave serbe në Prizren se kanë vetëm 30 minuta për t’u larguar nga Kosova. Pasi shkëmbejmë disa fjalë: Koha po mbaron. Ky është fundi i diskutimit. Tani ju kanë mbetur vetëm 28 minuta”, shkruan ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!