Policia e Kosovës ka filluar zbatimin edhe në terren të masës së reciprocitetit të targave ndaj Serbisë, për çështjen e mos përdorimit të tabelave të saj brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar pamje gjatë momentit kur Policia ia largon targsat e Serbisë një veturë në kryeqytet.
Theksojmë se mëngjesin e ditës së sotme Njësia Speciale e Policisë së Kosovës “ROSU”, janë vendosur në dy pikat kufitare në Veri, në Jarinjë dhe Bërnjakë, për të mbajtur rendin dhe mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për tagrat.
Sipas këtij vendimi të nënshkruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, targat e përkohshme, duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 eurove dhe vlejnë për 60 ditë.
“Taksa për targat e përkohshme nga pika 1 e këtij vendimi është 5 euro; Palët do të pajisen me vërtetim si zëvendësim i certifikatës së regjistrimit të automjetit; Obligohet Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Policia e Kosovës për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet tutje në dokument./Reporteri.net/