Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një përleshje në një lokal në Prishtinë. Pas përleshjes fizike, aty janë përdorur edhe armët e zjarrit.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe Policia e Kosovës.
Reporteri.net.“Sot rreth orës 06:00 në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Rasti ka ndodhur në një lokal në lagjen Veterrnik, ku fillimisht ka pas një përleshje fizike mes disa personave, të cilët pasi kanë dalë nga lokali kanë përdorë edhe armë zjarri”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.
Ajo më tej ka deklaruar se njësitet kompetente policore po merren me rastin.
Tashmë ka dalë dhe një video e re nga kjo përleshje, ku dëgjohen britma dhe një femër duke qarë.