Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Sibofc të Komunës së Podujevës, kur hajnat kanë thyer një veturë, në të cilën kanë marrë 3000 euro dhe çelësat dhe dokumentat e 17 veturave të një autosalloni.
Një veturë është thyer rreth orës 22:30, me ç’rast persona ende të panjohur kanë vjedhur dy çanta, njëra me dokumente personale dhe mbi 3 mijë euro, ndërsa tjetra me rreth 17 palë çelësa të veturave të Autosallonit “Xhaviti” në këtë fshat.
Pronari i këtij salloni ka thënë info se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, teksa ka bërë thirrje nga qytetarët që në rast se gjejnë një çantë me çelësa, apo edhe të dokumenteve t’ia kthejnë.
“Kur kam shkuar për iftar në shtëpi dhe kam dalë nga shtëpia pas orës 22:00 kam parë që më është thyer xhami i veturës BMË dhe më janë marrë dy çanta. Njëra ka pas dokumente, kontrata e tjetra çelësat e veturave. Më kanë mbetur veturat e bllokuara për shkak se janë marrë rreth 17 palë çelësa të veturave që i kam në sallon. Në çantë me dokumente i kam pas edhe mbi 3 mijë euro”, ka thënë ai pronari, Muzli Ramadani.
Pronari ka thënë se do ta shpërblejë me 1 mijë euro personin që do t’ia kthejë dokumentet dhe çelësat e veturave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.