×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin nga Policia e Kosovës

    Vidhen sasi e madhe armësh në një poligon në Gjakovë, dëmi mbi 150 mijë euro

    Reporteri
    25 Qershor 2024 | 14:12

    Disa persona të panjohur kanë hyrë në një poligon të shenjëtarisë në Gjakovë, ku kanë vjedhur disa armë zjarri.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha për gazetën online Reporteri.net se rasti është iniciuar si vjedhje e rëndë dhe  se autoritetet policore janë në kërkim të të dyshuarve.

    “Sot rreth orës 00:55, kemi pranuar informatë se persona deri më tani të panjohur, me forcë kanë depërtuar në një poligon të shenjëtarisë në Gjakovë, dhe nga aty kanë vjedhur disa armë zjarri. Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “vjedhje e rëndë”, tha Elezaj.

    Ai shtoi se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit.

    Sipas raportimeve në media, vlera e armëve të vjedhura thuhet të jetë mbi 150 mijë euro.

    Kështu tha pronari i poligonit,  Fitim Krasniqi, për Express. Ai bëri të ditur se janë vjedhur mbi 85 armë dhe vlera e tyre është mbi 150 mijë euro.

    “Mbi 85 armë, tash jemi duke i verifikuar, vlera është diku mbi 150 mijë euro. S’kemi asnjë dyshim, për këto gjëra është duke u marrë Policia e Kosovës”, tha Krasniqi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!