Një vjedhje ka ndodhur sot pasdite në një argjendari në Prizren, ku një kliente dyshohet se ka vjedhur një zinxhir ari në vlerë rreth 500 euro.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 06.01.2025. pasdite është raportuar një rast vjedhje në një argjendari në Prizren, dyshohet se një kliente ka vjedhur një zinxhir ari me vlerë rreth 500 euro, rasti është iniciuar dhe është nën hetime”, ka deklaruar Bytyqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.