×
  • Lajme
  • Lajme

    Vidhet xhamia në Koretin të Kamenicës, vjedhësit marrin kasafortën dhe një DVR kamerash

    Reporteri
    07 Tetor 2023 | 8:58
    Xhami në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.

    Persona të panjohur kanë vjedhur xhaminë në fshatin Koretin të Kamenicës.

    Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, vjedhësit kanë arritur të marrin kasafortën dhe DVR-në e kamerave.

    Vjedhje e raportoi në polici përgjegjësi i xhamisë.

    “Ankuesi mashkull kosovar përgjegjës i xhamisë, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë dëmtuar kasafortën e xhamisë me ç’rast kanë vjedhur paratë dhe një DVR të kamerave. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!