×
  • Lajme
  • Lajme

    Vidimiriqi i Mitrovicës dy javë pa rrymë, banorët: Katastrof që as në shekullin 21 s’po mund të pastrohemi

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 21:33

    Në një fshat në veri të Mitrovicës, banorët ka dy javë që kanë mbetur pa rrymë. Kjo pasi në e Vidimriq, u është djegur trafoja.


    Banorët e këtij fshati ankohen se po u prishen gjërat në mungesë të rrymës dhe se nuk po mund as të pastrohen e as t’i lajnë as rrobat.

    Xhevahire Behrami, kryefamiljare thotë se gjërat në frigoriferin kanë filliuar t’i shkrihen.

    “Gjithë verë çka kena bo munim, si pestil, arshaf, na u kanë shkri krejt. Rrobat si kena larë, ashtu janë, me dorë tybe nuk ja kena nis”, tha ajo për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Kurse Beqir Rama, banor i fshatit e quan katastrof që shekullin 21 nuk mund të pastrohen për shkak të mungesës së rrymës.

    “Shekullin 21 mos me pas rrymë me u pastru nuk ka katastrof më të madhe, kush nuk të merr parasysh, çka kena pasur në friza janë prish”, ka dekalruar ky banor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!