Policia e Kosovës ka njoftuar se manifestimet e Vidovdanit në Gazimestan dhe Graçanicë kanë kaluar pa incidente madhore, përveç disa rasteve të izoluara ku janë shoqëruar persona për veprime provokuese.
Sipas komunikatës, gjithsej 17 persona janë shoqëruar në stacione policore për intervistim, pasi dyshohet se kanë provokuar pjesëmarrësit dhe kanë mbajtur veshje me përmbajtje nxitëse dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Njërit prej tyre i është shqiptuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për veprën penale “armëmbajtje pa leje”, ndërsa një tjetër është ndëshkuar me fletëparaqitje për kundërvajtje. Katër persona janë liruar menjëherë pas intervistimit, ndërsa 11 të tjerë ndodhen ende në procedurë hetimore.
Policia theksoi se të gjitha veprimet janë realizuar në koordinim me organet e drejtësisë dhe se masat për garantimin e sigurisë publike kanë qenë të gjithanshme — nga menaxhimi i trafikut dhe kontrolli kufitar, deri te mbikëqyrja e rendit publik.
Në fund, Policia e Kosovës falënderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, duke ritheksuar përkushtimin për të garantuar mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë pa dallim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.