Prishtina Weather ka njoftuar se në fundjavë do të jetë mot i butë, me më shumë diell të shtunën. Të dielën sërish me erë. Orëve të mëngjesit mundësi për mjegull. Javën e ardhshme mot me shi, viseve malore borë.
Ditëve të fundjavës rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do depërtojnë mbi rajon të cilat kushtëzojnë mot më të butë, ditën e shtunë me më shumë diell gjatë ditës. Ndërkohë një ciklon i formuar në Itali do të afrohet nga rajoni ynë, që ditën e diel sjell shtim të vranësirave dhe fuqizim të erërave juglindore.
Sipas Prishtina Weather të hënën sistemi frontal i këtij ciklon bart mbi vendin tonë të reshura shiu, ku vende-vende mund të jenë më intensive, e në vise malore me mundësi edhe për reshje bore. Pas një pushimi ditën e martë, ditën e mërkurë sërish parashihen mundësi për reshje shiu, e në vise malore për borë.
Qetësimi i erërave ditën e shtunë, mund të sjell rritje të ndotësve ajror, ku indeksi i cilësisë së ajrit do të kaloj edhe në vlera të dobëta, e ditën e diel zbret sërish në vlera të mjaftueshme dhe të mira, mirëpo të hënën sërish pritet të kaloj në vlera të dobëta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.