×
  • Lajme
  • Lajme

    Vikend i ftohtë dhe me shi, këto do të jenë temperaturat

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 8:46

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.


    Sipas institutit, vranësirat gjatë ditës do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

    “Reshje shiu, në sasi më të lartë, parashihen në perëndim të vendit, ndërsa sasia më e ulët do të regjistrohet në juglindje dhe lindje të vendit. Në fushat barike dhe termike, do të ketë ngritje të lehta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 9m/s. Sasia e reshjeve që u regjistruan ditëve të fundit ishte 30 deri 40 litra për metër katrorë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!