×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i IHMK-së

    Vikend i nxehtë, temperaturat sot deri 28 gradë

    Reporteri
    14 Qershor 2025 | 8:09

    Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për të shtunën parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta.

    IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1- 4m/s.

    Ndërkaq, për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

    Indeksi UV mbetet shumë i lartë, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!