×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Viktima dhe i dyshuari janë nga i njëjti fshat, 42 vjeçari dyshohet se u vra në një lokal – detaje si ndodhi rasti në Skenderaj

    Reporteri
    12 Shkurt 2025 | 14:51

    Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në Skenderaj.

    Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se  i vrarë ka mbetur një 42-vjeçar me inicialet I.I, derisa i dyshuar për vrasjen është një 63-vjeçar me inicialet H.I, i cili ndodhet në arrati.

    Sipas burimeve, edhe viktima edhe i dyshuari për vrasje janë nga një fshat dhe e njëjta lagje.

    Vrasja ka ndodhur rreth orës 13:50 në një lokal në Skenderaj. Siç merr vesh Reporteri.net, viktima është gjetur i shtirë në lokalin “Boss Barne” në Skenderaj. Vdekja e viktimës u konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët.

    Dorasi po ashtu dyshohet se ka nënshtetësi angleze, andaj policia ka urdhëruar për kontrolle të rrepta pasi ka dyshime se mund të arratiset jashtë shtetit. /Reporteri.net/

     

    Vritet një 43-vjeçar në Skënderaj, i dyshuari në arrati

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!