Në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga QKRMT mbi dhunën seksuale, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se mbështetja ndaj viktimave do të vazhdojë dhe gjithnjë do të jetë në rritje, dhe se përkundër dhimbjes ka ende shpresë dhe vendosmëri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Presindetja Osmani deklaroi para të pranishmëve se dhuna seksuale u përdor edhe si një armë edhe nga udhëheqësi gjenocidal i Millosheviqit.
“Për gjatë 25 viteve, KRTC ka bërë një gjë që vështirë të përshkruhet me një fjalim. U siguruan që mund të flasin para popullit të Kosovës por edhe para botës dhe mund të vazhdojë luftën për drejtësi. Për gjatë këtyre, ne vazhdimisht e kemi kujtuar dhimbjen e së kaluarës, e mbi të gjitha ka një vendosmëri të palëkundur për të kërkuar drejtësi. Dhuna seksuale u përdor si një armë edhe si mjet nga udhëheqësi gjenocidial i Millosheviqit, në mënyrë që të vuajnë edhe gjeneratat pasuese. Historia dëshmoi një qendresë të popullit tonë, një qëndresë të jashtëzakonshme dhe kjo u dëshmua nga të mbijetuarat e dhunës seksuale për të treguar të vërtetën”, tha ajo.
Por, sipas presidentes asgjë s’mund ta thyej shpirtin e një populli, por padrejtësitë nuk duhet të kalojnë në heshtje dhe autorët e krimit duhet të dalin para drejtësisë.
Osmani theksoi se fokusi i përbashkët duhet të jetë lufta për drejtësi.
“Nuk ka forcë, nuk ka krim sado brutal që mund ta thyej shpirtin e një populli që kërkon liri. Edhe sot me praninë tuaj po e dëshmoni që historia të mos përsëritet, padrejtësitë nuk duhet të kalojnë në heshtje dhe historia nuk mbyllet pa dalë para drejtësisë autorët e krimit. Fokusi i përbashkët është lufta për drejtësi. Jam e lumtur që Kosova për këto vite ka krijuar mekanizma që secila e mbijetuar ta ndjejë ndihmën e shtetit. Unë jam krenare për punën që po bën Vasfija”, tha Osmani.
/Reporteri.net/