×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    “Vipa Qips” e pranon se hodhi mbeturina në lum, e fajëson punëtorin

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 12:40

    Gazeta Online “Reporteri.net”, raportoi sot se si kompania “Vipa Qips”, gjuan mbeturina në lumin Sitnica.


    Kjo kompani në një përgjigje për “Reporteri.net”, e pranon se ka ndotur lumin, por për këtë fajëson punëtorin e saj. Kompania thotë se punëtori pa lejen e tyre ka shkuar tek lumi për ta pastruar traktorin,

    “Kemi parë shqetësime të shumta dhe reagime të ndryshme të një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale. E vërteta e gjithë kësaj është se punëtori ynë J. M pa dijen dhe pa lejen tonë, në mënyrë të papërgjegjshme ka shkuar tek lumi Sitnica për t’a pastruar traktorin, ndërsa mbeturinat të cilat kanë qenë të vendosura në rimorkio i ka hudhur në lum”, hotë kompania Pestova, për Reporteri.net.

    Kjo kompani thotë se produktet me afat të skaduar dhe mbeturinat tjera i largojnë nga kompania “Uniteti”, me të cilën thonë se kanë marrëveshje.

    “Për arsye të sqarimit në opinion, mbeturinat tona si: mbetjet nga prodhimi, produktet me afat te skaduar dhe mbeturinat e tjera largohen rregullisht nga Kompania e pastrimit “Uniteti”, me të cilën Kompani kemi edhe kontratë. Mbeturinat nga rimorkio rregullisht vendosen në kontenieret jashtë Fabrikes dhe largohen sipas marrëveshjes nga kompania e kontraktuar. Kompania jonë prioritet kryesor e ka përgjegjësin sociale duke investuar vazhdimisht në mbrojtjen e ambientit. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar!”, thotë kjo kompani.

    Ndërsa i pyetur rreth këtij rasti, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka deklaruar për Reporteri.net se e kanë dërguar rastin në organet e drejtësisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!