×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Vitia: 550 mijë euro investime në Klinikën e Oftalmologjisë

    Reporteri
    08 Dhjetor 2023 | 15:34

    Ministria e Shëndetësisë ka filluar investimet në pajisje mjekësore moderne dhe rregullimin e infrastrukturës në Klinikën e Oftalmologjisë.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se shpejti do të arrijë aparatura bashkëkohore për ekzaminimin oftalmologjik për foshnjat e lindura para kohe, si dhe do të ketë rinovime e riorganizime në repartet e Klinikës A dhe B si pjesë e transformimeve nëpër klinika.

    “Në vijim janë dy repartet e tjera C dhe D, së bashku me sallat operative dhe diagnostikën. Pajisjet e reja mjekësore dhe infrastruktura e përmirësuar mundësojnë saktësi dhe shpejtësi në diagnostikim, shërbime të reja, rritje të cilësisë së shërbimeve ekzistuese, dyfishim të shërbimeve, ekonomizim të shpenzimeve publike”, ka shkruar Vitia.

    Sipas tij, vendosja në përdorim e pajisjeve të reja minimizon rastet e trajtimit jashtë spitaleve publike, ku kursimet afatmesme do të kapin shumën rreth 6 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!