×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia: Edhe tre pacientë të tjerë janë në gjendje kritike e në rrezik të lartë

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 23:08

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë një mesazh pas vdekjes së pacientes 60 vjeçare nga Malisheva, e prekur me coronavirus.


    Në një postim në Facebook, Vitia tha se janë edhe tre raste të rënda. Derisa tani Kosova ka 184 të infektuar, 30 të shëruar e 6 të vdekur.

    Ky është postimi i Vitisë:

    Shumë të dashur bashkëqytetarë të vendit tonë
    Të nderuara gra e vajza, djem e burra të Republikës sonë
    Sonte në betejë me virusin corona e humbëm dhe një paciente, grua, nënë, motër, qytetare e jona.
    Ngushëllime familjes dhe të afërmeve të tyre me pikëllim.
    Mjekët e infermierët, laborantët e epidemiologët janë duke bërë gjithçka që ka kapacitet qenia njerëzore për të shpëtuar jetë.
    Por edhe tre pacientë të tjerë janë në gjendje kritike e në rrezik të lartë.

    Çdonjëri prej jush ka shumë detyrime në jetë. Prej atyre që nuk e ndalin dot punën e deri tek ata/ato që furnizojnë dhe i shërbejnë familjes. Ju mirëkuptojmë pa dyshim por ju thërrasim për kujdes të JASHTËZAKONSHËM kur dilni dhe kur ktheheni në shtëpi.

    Ju lutem!
    ZERO mirëkuptim për këdo që këto ditë të vështira, po del nëpër qytet a fshat pa arsye madhore, për ata që po i vijojnë vizitat si mysafirë tek te afërmit, apo ata të cilët praktikisht po e lenë në bast jetën e tyre dhe të familjes së tyre.
    Le të mos luajmë me rrezikun e cenimit të shëndetit personal e kolektiv. Mbrojtja e jetës është detyrë mbi detyrat. Nuk na falet që me shkujdesje ta cenojmë.

    QËNDRONI NË SHTËPI
    QËNDRONI NË SHTËPI
    QËNDRONI NË SHTËPI

    RUANI DISTANCAT
    MBANI HIGJENËN
    MENDOHUNI SHUMË PARA SE TË MERRNI VENDIMIN PËR TË DALË NGA SHTËPIA DHE MOS THIRRNI MYSAFIRË NË SHTËPI.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!