×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia i thotë Zemajt: Çka iu desht një QMF në Strellc në vendlindjen tuaj

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 16:40

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është përplasur me ish-ministrin Armend Zemaj lidhur me gjendjen e pandemisë në vend.


    Vitia e ka akuzuar Zemajn se i ka shkaktuar dëme të mëdha shëndetësisë në vend, që sipas tij nuk mund të këndellet as për 10 vite.

    Vitia e pyeti Zemajn se pse e ka nisur ndërtimin e një Qendër të Mjekësisë Familjare në fshatin Strellc të Deçanit, në vendlindjen e tij, dhe pse e ka përmendur ndërtimin e Spitalit të Podujevës pa pasur buxhet.

    “Po pse në kohë pandemie e keni përgjysmuar buxhetiun nëpër komuna. Pse keni thënë se do të ndërtoni spitalin e Podujevës pa pasur asnjë cent. Çka ju dasht një Qendër e Mjekësisë në Strellc në vendlindjen e juaj, a ta ndërtojë edhe unë në Marec dhe të shkojë në këtë logjikë”, tha Vitia, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa Zemaj kritikoi ministrin Vitia për menaxhimin e gjendjes me COVID-19, duke thënë se është dëshpëruar me situatën e krijuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!