×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia i uron shërim të shpejtë Kusari-Lilës, iu bën thirrje grave dhe vajzave për mamografi

    Reporteri
    08 Nëntor 2024 | 14:58

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka uruar shërim të shpejtë shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës, e cila para tri javësh u diagnostifikua me kancer të gjirit, ndërsa sot iu nënshtrua operimit, raporton gazeta online Reporeteri.net. 

    “E nderuar Kryetare e Grupit parlamentar, E dashur Mimoza, shërim të plotë e kthim të shpejtë në aktivitetet që udhëheq! Qofsh çdo herë e fortë si deri më sot”, ka shkruar Vitia në Facebook.

    Me këtë rast, Vitia u ka bërë thirrje vajzave dhe grave për kontrolla të rregullta dhe mamografi.

    “Të dashura gra e vajza, me këtë rast i bashkohem thirrjes së Mimozës për kontrolla të rregullta siç është mamografia. Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit jo vetëm shpëton jetë por edhe pasojat janë minimale”, ka shkruar Vitia.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!