×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia ishte komuna me rastin e parë me coronavirus, qe 39 ditë nuk e ka asnjë rast

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 9:10

    Komuna e Vitisë, ku më 13 mars u konfirmua rasti i parë me koronavirus duket se ka arritur ta menaxhojë mirë situatën epidemiologjike në vend. Kjo pasi, kjo komunë  tash e 39 nuk na shënuar asnjë rast të ri me koronavirus.


    Këtë e ka bërë të ditur Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli-Halili. Ajo ka thënë se kjo është arritur falë një bashkëpunimi të mirë të institucioneve dhe qytetarëve si dhe punës profesionale të punëtorëve shëndetësorë.

    Ajo ka kërkuar nga qytetarët që të zbatojnë rekomandimet dhe të përdorin maskën kudo që kërkojnë shërbime.

    Njoftimi  i plotë:

    Sot 29 raste të reja në Kosovë me COVID19

    Vitia që 39 ditë pa raste të reja.
    E gjithë kjo duke ju falënderuar një bashkëpunimi tê mirë të institucioneve dhe qytetarëve si dhe punës profesionale të punëtorëve shëndetësorë.
    Shpresojmë të vazhdojmë me trendin e njejtë edhe më tutje.
    Mirëpo, punëtorët shëndetësorë kanë shprehur shqetësim që prej ditës që janë liruar masat nga qeveria, shumica e pacientëve që kërkojnë shërbime, vijnë pa maska.
    Prandaj, kërkojmë nga qytetarët që të zbatojnë rekomandimet dhe të përdorin maskën kudo që kërkojnë shërbime, OBLIGATIVISHT edhe në QKMF-Viti dhe QMF-Pozheran.
    Kjo masë ju mbron juve qytetarë, por edhe qytetarët(pacientët) tjerë që gjenden pranë jush.

    #MbaniMaskën
    #RuaniDistancën
    #BashkëIaDalim

    Dr.Vjollca Kadolli-Halili
    Drejtoreshë e QKMF-së në Viti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!