Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thanë se masat që sot janë marrë do të vlejnë për dy javë.
Vitia ka thënë se gjatë këtyre dy javëve do të ketë takime të intensifikuara nga të gjithë akterët dhe do të vendoset për masa të tjera varësisht situatës me COVID-19.
“Fatkeqësisht realiteti i krijuar në këto 10 muaj që lamë pas ishte injorimi i prezencës së virusit dhe kjo qasje ka sjellë në gjendjen që jemi sot e ne po mundohemi ta vëmë në kontroll, duke pasur prioritet shëndetin. Duke u bazuar në disa faktor, ne kemi marrë vendim që të heqim kufizimet e vendosura para 11 ditëve. Po heqim pjesërisht kufizimet por po shtojmë udhëzimet. Nëse nuk respektohen atëherë jemi të detyruar t’i kthejmë kufizimet”, ka thënë Vitia.
Ai tha se procesi i vaksinimit do të intensifikohet muajin e ardhshëm, atëherë kur pritet të vijnë dozat tjera të vaksinave. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.