×
  • Lajme
  • Lajme / Renovimi i klinikave

    Vitia: Modernizimi i hapësirave spitalore po vazhdon, janë kryer 50% e punimeve

    Reporteri
    25 Tetor 2024 | 16:57

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se modernizimi i hapësirave spitalore po vazhdon.

    Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka bërë të ditur se deri më tani janë përfunduar gjysma e punimeve.

    Po ashtu, ministri ka shkruar se puna po vazhdon klinikë për klinikë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Modernizimi i hapësirave spitalore vazhdon. Transformimi i korridoreve, pritoreve dhe sporteleve në klinikat e Kirurgjisë, Radiologjisë dhe Biokimisë po vazhdon me intensitet të lartë. Më shumë rregull dhe organizim për profesionistët shëndetësorë dhe pacientët në institucionet tona publike. Tashmë kanë përfunduar rreth 50% e punimeve. Puna vazhdon, klinikë për klinikë!”, ka shkruar Vitia në Facebook.

    Më tej, ai ka thënë se modernizimi i këtyre hapësirave do të krijojë kushte më të mira për pacientët dhe familjarët që vizitojnë këto klinika.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!