Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, nuk i është përgjigjur ende ftesës së kryetarit të ri të kryeqytetit, Përparim Rama, për të marrë postin e drejtorit të Shëndetësisë.
Kështu ka bërë të ditur Rama në Radio Klan Kosova FM.
Rama gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se ofertë që ia kishte bërë Vitisë gjatë fushatës elektorale për drejtor të Shëndetësisë, ka qenë e sinqertë.
Madje, ai tha se ka kërkuar takim me Vitinë pikërisht për këtë çështje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.