Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar sot para mediave se nuk kanë pasur takim me kompaninë zviceriane që tha se do të sjellë në Kosovë pajisjen që tregon për 10 minuta rezultatin për koronavirus.
Vitia tha se me personin në fjalë nuk kanë diskutuar për mundësinë e sjelljes së kësaj pajisje në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
“Deri tani të gjitha testet janë bërë me teknologjinë e fundit sa i përket testitmit të kësaj gjendje, me një saktësi të jashtëzakonshme. Me personin në fjalë …kam pasur edhe disa të tjerë që më kanë shkruar, nuk kam pasur asnjë takim dhe në asnjë moment nuk kemi diskutuar me të për mundësinë e sjelljes, as me kompaninë. Në momentin që do të kemi rekomandime që nuk i japim ne, nëse japin reagime të tilla ne e kemi për detyrë që të procedojmë tutje”, ka deklaruar Vitia./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.