×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia: Nuk kam pasur takim me kompaninë zviceriane për pajisjen që tregon për 10 minuta rezultatin për koronavirus

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 17:22

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar sot para mediave se nuk kanë pasur takim me kompaninë zviceriane që tha se do të sjellë në Kosovë pajisjen që tregon për 10 minuta rezultatin për koronavirus.


    Vitia tha se me personin në fjalë nuk kanë diskutuar për mundësinë e sjelljes së kësaj pajisje në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Deri tani të gjitha testet janë bërë me teknologjinë e fundit sa i përket testitmit të kësaj gjendje, me një saktësi të jashtëzakonshme. Me personin në fjalë …kam pasur edhe disa të tjerë që më kanë shkruar, nuk kam pasur asnjë takim dhe në asnjë moment nuk kemi diskutuar me të për mundësinë e sjelljes, as me kompaninë. Në momentin që do të kemi rekomandime që nuk i japim ne, nëse japin reagime të tilla ne e kemi për detyrë që të procedojmë tutje”, ka deklaruar Vitia./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!