×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia: Nuk kam refuzuar të nënshkruajë asnjë dokument që do ta rrezikonte sjelljen e vaksinave

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 20:03

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë në konferencën e sontme pas mbledhjes së qeverisë se nuk ka refuzuar të jape asnjë nënshkrim që do të rrezikonte sjelljen vaksinave anti-COVID në Kosovë.


    “Nuk kam refuzuar ta nënshkruaj asnjë document që do te rrezikonte sjelljen e vaksinave në Kosovë”, tha Vitia, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se po vazhdojnë negociatat për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.

    Vitia tha se procesi i vaksinimit do të intensifikohet muajin e ardhshëm, atëherë kur pritet të vijnë dozat tjera të vaksinave.

    “Negociatat me kompanitë prodhuese të vaksinave po vazhdojnë dhe janë në rrugën e duhur. Procesi i vaksinimit gjithashtu po vazhdon dhe nga muaji maj do të të intensifikohet me arritjen e vaksinave të reja”, theksoi ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!