Ministri, Arben Vitia duke folur për procesin e ardhjes së vaksinave, ka thënë se ai nuk është shprehur se do të japë dorëheqje, siç u raportua dje në disa media.
Vitia ka thënë se dorëheqja është akti më i lehtë, por ai është shprehur se është i gatshëm të bartë përgjegjësi morale, penale e ligjore, deri në dorëheqje në rast se del që ka dëmtuar procesin e ardhjes së vaksinave në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
“Dorëheqja akti më i lehtë, unë kam thënë se do të barti përgjegjësi, morale, penale e ligjore. Dorëheqja është akti më i lehtë që mund ta bëj. Nëse kam nënshkruar diçka unë do të jap përgjegjësi morale, penale e çkado që më kërkohet”, u shpreh ndër të tjera Vitia.
Ai po ashtu tha se në momentin që të arrijnë vaksinat, do të vaksinojnë 60 përqind të popullatës deri në fund të vitit.
“Në asnjë moment të vetëm ne nuk kemi thënë se do të vaksinojmë popullsinë por deri në fund të vitit. Ju garantoj se Kur të vijnë vaksinat deri në 60 përqind e popullatës do të vaksinohet deri në fund të vitit”, u shpreh ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.