×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia për gjendjen në veri: Vendimi për karantinë është marrë nga ministria, nëse nuk është kështu unë jap përgjegjësi

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 20:21

    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka thënë se ka njoftuar rreth gjendjes së pandemisë Covid-19, në vendin tonë.


    Vitia tha se në IKSHPK, dje deri pasdite janë testuar 443 raste ku pozitivë kanë rezultuar 9.

    Lidhur me karantinimin e veriut të Kosovës, Vitia ka thënë se janë në komunikim zyrtar me krerët e dy komunave atje.

    Ai ka konfirmuar se ka qenë koordinim me komunat përkatëse, dhe vendimi për karantim është marrë Ministria e Shëndetësisë, pasi vetëm ministria vendos për këtë gjë.

    Janë marrë masat dhe sipas protokollit janë të përcaktuara nga epidemiologet. Ne duke vepruar me të njëjtin protokoll për ta parandaluar përhapjen e Coronavirusit. Jemi me koordinim me kryetarët e komunave të Mitrovicës dhe Zveçanit, për rastet. Jemi në dijeni për deklaratat e sotme të karakterit politik lidhur me komunat në veri. Për shkak të gjendjes aktuale të pandemisë, kërkojmë të kihet kujdes me deklarata.

    Ai bëri të ditur se njësoj sikur në komunat e tjera edhe në veri do të bëhen testime të të dyshuarit me Coronavirus.

    Numri i të shëruarve çdo ditë. IKSHPK do të vazhdoj ashtu sikur në çdo vend të Kosovës do të bëj testime edhe në veri. Janë marrë të gjitha masat në këto komuna. Do të bëjmë çmos që të izolojmë përhapjen edhe më tej.

    Ministri bëri thirrje që të shmangni grumbullimet, të mos shkoni mysafirë askund dhe të mbani pastërtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!