Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar raportet se Qeveria e Kosovës ka refuzuar donacione me vaksina nga Polonia dhe Bullgaria.
Vitia ka pranuar se janë refuzuar këto donacione, pasi siç thotë ai, ka pasur rrezik që atyre t’u dalë afati.
“Po, është e vërtetë, janë refuzuar disa donacione me vaksinën Astra Zeneca. Kanë qenë oferta për donacione, pas donacionit që kemi marrë nga Norvegjia, të cilat kanë pasur një afat skadence jooptimal, që do të na kishte garantuar administrimin për qytetarëve tanë. Ne i kemi falënderuar dhe i kemi refuzuar sepse ka pasur rrezik se nuk do të mund t’i administrojmë”, tha Vitia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.