Ministri i Shëndetësisë ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arben Vitia ku po trajtohen të lënduarit nga ngjarja e rëndë sot në qytetin e Ferizajt, ku një burrë theri me thikë katër persona mes tyre edhe dy të mitur.
Ai ka përgëzuar stafin e QKUK-së për intervenimin e shpejtë.
“Falë reagimit të shpejtë nga Klinika Emergjente, dëgjova lajmin e mirë se gjendja e vajzës 10-vjeçare është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Gjendja e personave të tjerë është kryesisht stabile, përveç personit i cili pavarësisht që është në ri animin këtu, mund të ndodh që të ketë nevojë edhe për një intervenim kirurgjik”, ka thënë Vitia për RTK-në.
Edhe drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka folur për Reporteri.net, lidhur me gjendjen shëndetësore të tyre.
Ai ka bërë me dije se një prej viktimave është një vajzë e moshës rreth 10-vjeçare, që thotë se ende është në sallë të operimit. Për momentin thotë se është jashtë rrezikut për jetë.
“Janë tre, një është në sallë të operacionit, prej ekipit kujdestar të Anestezionit, Kirurgjisë Torakale dhe Kirurgjisë së fëmijëve, është diku 10-vjeçare. Ende është në sallë të operimit, për momentin është në gjendje më stabile, dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë,” ka deklaruar Syla.
Edhe për dy personat tjerë që po trajtohen, Syla tha se janë jashtë rrezikut për jetë.
“Këta dy të tjerët janë në gjendje stabile,” ka deklaruar Syla për Reporteri.net.
Ndryshe, rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Me datën 11.11.2024 reth orës 15:40 jemi informuar se një person i moshës madhore, në rrugët : ” Enver Topalli” , ” Halim Spahija” dhe ” Ejup Statovci ” në rrethana ende të pasqaruara u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore (therrur me thikë) 4 persona kalimtarë të rastit, dy femra (të moshave nën 18 vjeçe dhe dy meshkuj (të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare). Të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, 2 persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa 2 të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj”, ka thënë Veseli.
Veseli ka thënë se hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, dhe se është gjetur thika që dyshohet se është përdorur në këto raste.
Ekipe të shumta të policisë, pëfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Besim Rexhepi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Veseli.
Therrja me thikë në Ferizaj, një vajzë e moshës rreth 10-vjeçare po operohet – Drejtori I Emergjencës flet për gjendjen e tyre
Tre nga katër personat e therur me thikë në Ferizaj ishin sjell për trajtim në Emergjencën e QKUK-së. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:40, ku një person i moshës madhore në rrethana ende të pasqaruara u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore (therur me thikë) 4 personave kalimtarë të rastit./Reporteri.net/