Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas mbledhjes së Qeverisë, mbajti një konferencë për media, ku foli edhe për thirrjen që i bëri Prokurorisë pas publikimit të një lajmi nga Insajderi se ka refuzuar ta nënshkruajë marrëveshjen për sjelljen e vaksinave të reja, Öka e mohoi sërish.
Vitia tha se thirrja drejtuar Prokurorisë ishte për personat zyrtarë, por s’kishte të bënte me mediat, duke thënë se mbështetë gazetarinë e pavarur dhe të përgjegjshme.
“Thirja ime ndaj Prokurorit për persona zyrtar që kanë pasur qasje në informata, ishte dhe është obligim i imi edhe si qytetar për të shpërfaqur një dëm potencialisht me pasoja shumë të rënda në procesin e sigurimit të vaksinave”.
“Në asnjë rast nuk ka pasur të bëjë me mediat. Liria e shprehjes është liri e garantuar, siç është e garantuar liria e mediave. Këtë të drejtë askush nuk mund ta pengojë dhe cenojë. Ne do të përkrahim gazetarinë e pavarur dhe të përgjegjshme”, tha Vitia në konferencë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.