×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia tregon arsyet për përgjysmimin e shtesave për punëtorët shëndetësorë

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 11:35

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar arsyet për përgjysmimin e shtesave në paga për punëtorët shëndetësorë, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.


    Nga 300 euro e më pak, me vendimin e marrë nga Qeveria Kurti, shtesat për punëtorët shëndetësorë u zbritën në 150 euro.

    Teksa i është përgjigjur pyetjes së deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut, Vitia ka thënë se këto kanë qenë kapacitetet buxhetore.

    Ai është shprehur se me të marrë njoftimin se vendimi për shtesat e profesionistëve shëndetësorë do të përfundonte në muajin mars, ai ka takuar ministrin e Financave për të diskutuar rreth vazhdimit të tyre.

    “Ne kemi menduar t’i ndihmojmë me të gjitha kapacitetet këto kategori. Më 23 mars të këtij viti, unë kam marrë njoftimin se shtesat për profesionistët shëndetësorë përfundojnë në muajin mars. Menjëherë kam kërkuar takim me ministrin e Financave që të vazhdojnë këto shtresa, që të mos ndalen në asnjë mënyrë. Ministria e Financave në bazë të kapaciteteve buxhetore ka ardhur me propozim dhe aj propozim është miratuar”, ka deklaruar ai.

    Vitia është shprehur se në muajin maj do të kryhen pagesat edhe për inspektorët, të cilët do të marrin shtesat për dy muaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!