×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia tregon kur mund të hapen kufijtë

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 18:18

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot në një konferencë për media njoftoj lehtësimin e masave.


    Ai tha se nga dita e enjte qytetarët mund të lëvizin pa pengesa nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:00.

    Por kur u pyet për hapjen e kufijve, Vitia nuk kishte një përgjigje të prerë, duke thënë se duhet të analizohet sërish situate epidiomiologjike dhe se kjo varet edhe nga shtetet tjera, shkruan Reporteri.net.

    “Po mendoj që në fund të kësaj faze, apo në fillim të fazës tjetër, nuk do të varet veç nga ne, por edhe nga shtetet tjera, të rajonit dhe më gjerë”, tha Vitia, shkruan Reporteri.net.
    Ai tha se qytetarët do të njoftohen me kohë për hapjen e kufijve përmes mediave. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!