Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen, e siç tha ai vaksinat jo vetëm që janë të sigurta po janë edhe shpëtim.
Ai shkroi në Facebook, se është vaksinuar si edhe bashkëmoshatarët e tij, mbi 40 vjeç ashtu siç po lejohet tani nga MSH-ja.
“Dje filloi vaksinimi edhe për moshat 40+ vjeç. Si bashkëmoshatarët e mi sot mora vaksinën antiCovid. Ne së fundi kemi marrë ndihmë shumë të vyer nga Norvegjia me vaksinat AstraZeneca. E di që keni dëgjuar shumë fjalë. Edhe që disi keni hezitime”, shkruan Vitia.
Ai tutje shtoi se, “si gjithnjë ju siguroj që çka themi ashtu dhe është”.
“Vaksinat jo vetëm që janë të sigurta por janë dhe shpëtimi ynë. Mos e shtyni për një ditë tjetër. Ju lutem të paraqiteni dhe ta kryeni dozën e parë të vaksinës këto ditë. Ashtu që dozën e dytë ta merrni para se fillojë vjeshta. Bashkë dhe si çdo herë – SIGURTË”, shkruan Vitia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.