Policia e Kosovës ka njoftuar se do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut nga sot deri të shtunën në disa segmente, shkaku i vizitës zyrtare të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begajt, në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Në njoftim thuhet se mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative
“Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, e cila realizohet në Republikën e Kosovës, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Vërmicë si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës në rajonet e Kosovës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim./Reporteri.net
Vizita në Kosovë, Begaj takohet sot me shefat e grupeve parlamentare
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.