×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizita e Besnik Bislimit në Greqi, Kryeministria jep detaje

    Reporteri
    03 Mars 2023 | 19:43
    Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të premten mori rrugën për në Greqi, ku takoi kryediplomatin grek, Nikos Dendias.

    Sipas komunikatës së Kryeministrisë, Bislimi diskutoi me Dendias për raportet Kosovë-Greqi, dhe mundësitë për thellimin e tyre, me ç’rast edhe ka përforcuar mesazhin se Kosova solidarizohet me viktimat që humbën jetën në aksidentin e fundit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Marrëdhëniet Kosovë-Greqi dhe mundësitë e thellimit të tyre u biseduan më tej gjatë takimit. Raportet e shkëlqyeshme ekzistuese mes vendeve tona mund të fuqizohen përmes bashkëpunimit në sfera të ndryshme me interes të përbashkët. Synimi ynë është të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe ndërveprimi me një vend mik dhe partner siç është Greqia”, bëhet e ditur në komunikatë.

    Ministrin e jashtëm grek, zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi edhe për takimin e fundit në Bruksel dhe hapat e Kosovës drejt integrimit evropian. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!